Humb kontrollin e eskavatorit, vdes punëtori i bashkisë Korçë
Një punonjës i bashkisë Korçë ka humbur jetën gjatë punës.
Policia e qytetit juglindor sqaron se “në fshatin Qatrom- Korçë, shtetasi A.Ç, rreth 55 vjeç, banues në fshatin Çiflig, (punonjës i Bashkisë Korçë) duke drejtuar një mjet tip ekskavator, i cili ishte i ngarkuar në një rimorkiator, gjatë zbritjes nga ky i fundit, drejtuesi i ekskavatorit ka humbur kontrollin e mjetit.
Për pasojë shtetasi A.Ç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

