Humb kontrollin e zetorit, plagoset rëndë drejtuesi, transportohet me urgjencë në Tiranë

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Dushk të Lushnjës. Mësohet se 60-vjeçari, Rexhep Rrasa është aksidentur me zetor. Për shkak të aksidentit 60-vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se zetori e zuri poshtë pasi mjeti bujqësor ka dalë nga rruga. Ai kishte shkuar për të mbledhur ullinjtë, por në një moment në terren të vështirë dhe me brezare Rrasa ka humbur drejtimin e zetorit duke rënë në një gropë dhe mjeti përfundoi i ngecur mes trungjeve të ullinjve.

I aksidentuari është dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësorë në spitalin e Lushnjës. Ai ka marrë dëmtime në të gjithë trupin.

SHKARKO APP