Humb në Durrës pushuesi nga Bosnja, policia kërkime në det e tokë

­ Një turist i huaj ka humbur mbrëmjen e sotme në plazhin e Shkëmbit të Kavajës.

Mësohet se turisti nga Bosnja, 73 ­vjeç ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej orës 16:00 të kësaj të hëne.

Vajza dhe bashkëshortja e tij denoncuan humbjen në policinë e Durrësit.

Ai quhet Hasan Hodjiç dhe policia thotë se mban veshur pantallona të shkurtra të bardha.

Ndërkaq, blutë e Durrësit kanë nisur kërkimin nga toka dhe deti për 73-­vjeçarin.

Për çdo informacion në lidhje me vendndodhjen e këtij personi, policia njofton qytetarët të telefonojnë në numrin 129 ose 0694110217. 

SHKARKO APP