Humb tragjikisht jetën shqiptari në Itali, e zë poshtë traktori

Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme në Itali.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se viktima është 47-vjeçari Alltan Visha, i cili ka humbur jetën pasi traktori që po drejtonte është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.

Shqiptari jetonte në Roveré della Luna, ndërsa aksidenti ndodhi brenda një ferme në Salorno.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia dhe shërbimet mjekësore arritën menjëherë pas telefonatës së urgjencës, por Visha nuk arriti të shpëtohej. 47-vjeçari kishte ndërruar jetë vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç ndihmës mjekësore, në vendngjarje mbërritën edhe zjarrfikësit për të bërë të sigurt zonën e prekur nga aksidenti dhe më pas të largonin mjetin bujqësor. Policia ka nisur hetimet për aksidentin e rëndë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?