Humbën jetën tragjikisht prej shpërthimit, dalin fotot e babë e bir

Kanë dalë fotot e dy personave, babë e bir që humbën jetën nga shpërthimi ndhodhur ditën e djeshme në Lushnje. Roland dhe Elidon Hoxha, babë e bir po punonin në vinçin i cili ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë e më pas flakët shpërthyen masivisht.

Roland Hoxha humbi jetën që në momentet e para të ngjarjes për shkak të plagëve të rënda, ndërsa i biri 24 vjeçar nuk ia doli dot të mbijetojë rrugës për në spitalin e Traumës.

Nga shpërthimi u plagosën 6 persona. Deri më tani mësohet se gjendja e deputetit Bujar Çela dhe e 4 të plagosurve që janë shtruar në spitalin e Lushnjes është e stabilizuar, ndërsa pritet informacion mbi pacientin tjetër te Trauma i cili ka dëmtime të rënda në kokë.

SHKARKO APP