Humbën ndjenjat gjatë ndeshjes, policia:Kanë patur shqetësime të mëparshme

Policia e Shtetit, ka reaguar nëpërmjet një njoftimi zyrtar, pas ndërprerjes së ndeshjes mes Partizanit dhe Bilisht, ku disa prej vajzave të ekipit juglindor humbën ndjenjat.

Nga raportimet e para, u dyshua për helmim por në reagimin e policisë pretendohet se vajzat nuk janë helmuar.

Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se futbollistet kanë pasur probleme të mëparshme shëndetësore. Ndërkohë që puna vjon për zbardhjen e shkaqeve.

REAGIMI ZYRTAR I POLICISË:

Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale për disa futbolliste të cilat dyshohen se janë helmuar nga ushqimi, ju bëjmë me dije se: Pas verifikimeve paraprake të kryera nga sherbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5 ka rezultuar se futbollistet kanë shfaqur probleme shendetsore si pasojë e shqetësimeve shëndetësore të mëparshme. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP