Humbën në kanionet e Gjipesë, shpëtohen 3 turistët

Tre turistë gjermanë janë shpëtuar nga Policia pasi kishin humbur një natë më parë në kanionet e Gjipesë, gjatë një turi në jug të vendit. Sipas burimeve, aksioni për shpëtimin e tyre ka qenë i ndërlikuar dhe janë përdorur litarët për t’i nxjerrë me vështirësi nga vendi ku kishin mbetur. Mësohet se ata kishin dalë për të eksploruar zonën e bukur pranë gjirit të Gjipesë dhe fatmirësisht kanë arritur që të japin sinjalin për të kërkuar ndihmë, duke bërë të mundur kështu shpëtimin e tyre nga autoritetet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?