Humbet kombëtarja në Elbasan Arena, Shqipëri-Serbi 0:2 (FOTO-VIDEO)

 

Përfundon takimi në Elbasan-Arena. Shqipëri-Serbi 0:2. Në pjesën e dytë skuadra serbe ka arritur në avantazh. Në 4 minutat shtesë serbët shënuan 2 gola. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0:0. Arbitri italian anuloi në minutën e 37 nje gol te serbëve, pasi portieri Berisha u godit nga nje tjeter lojtar serb. Ljajic dergon topin ne rrjete, por Berisha ishte rrezuar me pare nga Tosic.

KOMENTI I NDESHJES MINUTE PAS MINUTE

PERFUNDON TAKIMI. SHQIPERIA HUMBET 0-2 NDAJ SERBISE. DY GOLA TE PESUAR NE MINUTAT SHTESE TE NDESHJES

93'- SERBIA NDESHKON SERISH! 0-2! LJAJIC shenon pas nje kundersulmi te shpejte, duke kaluar me nje parabel Berishen 

91'- SHENON SERBIA! 0-1! Kolarov shenon me te majten ne nje pozicion te priret. Stadiumi i Elbasanit bie ne heshtje 

90'- 4 minuta shtese te akorduara nga gjyqtari i katert

89'- Berisha ndalon nje shperthim ne zone te Sulejmanit

86'- Serbia e strukur ne gjysmefushen e saj ne keto minuta te fundit te ndeshjes83'- Zevendesimi i fundit per Shqiperine: Meha hyn ne fushe, del Lenjani 

82'- Gati Alban Meha per te hyre ne loje

80'- Rrezikon Serbia: Kolarov tenton me te majten nga nje goditje denimi, por topi perfundon jashte

76'- Dy raste te mira per Shqiperine. Cikalleshi godet fort me te majten, por Stojkovic e grushton topin. Ne goditjen e kendit qe pason, Cana godet me koke, por topi perfundon pak mbi traverse.

 

72'- Tjeter zevendesim i detyruar per Serbine: Nemanja Matic le fushen e lojes i demtuar. Zevendesohet nga Fejsa

71'- Migjen Basha ndalon nje inkursion shume te rrezikshem te Ljajic. Goditjen e serbit, mesfushori yne e ndaloi me nje sparkate vendimtare

68'- Zevendesimi i radhes te kuqezinjte: Cikalleshi futet ne fushe per te zevendesuar Balen

66'- Shperthejne brohoritjet ne stadium pasi Portugalia ka shenuar ndaj Danimarkes

60'- Rast i shkelqyer per Shqiperine: Xhaka nuk arrin te shenoje nga nje pozicion i priret brenda zones, pasi me pare krosimi i Agollit nuk ishte arritur dot me koke nga Lenjani

54'- Zevendesimi i pare per Serbine: largohet Tadic, futet ne fushe Miralem Sulejmani

53'- Goditje denimi per tanet. Xhaka kroson nga e djathta e sulmit, topi perfundon ne kembet e Canes, i cili godet fort, por jashte

51'- Lenjani tenton serish me te majten nga jashte zone pas nje kundersulmi te rrezikshem, por goditja e tij e devijuar, perfundon ne duart e Stojkovic

Nis pjesa e dyte e ndeshjes. Andi Lila nuk ia del dot dhe eshte zevendesuar nga Ergys Kaçe

Perfundon pjesa e pare ne barazim 0-0. Nje loje e mire e Shqiperise, por munguan rastet e rrezikshme. Per Serbine, nje gol i anuluar me te drejte

46'- Lila shkon ne dhomat e zhveshjes, por nuk ka zevendesim. Lila do te provoje te luaje ne pjesen e dyte. Shqiperia me 10 lojtare ne 2 minutat shtese te pjeses se pare.

41'- Gjimshiti nuk kuptohet me Lenjanin dhe sfumon nje rast i mire per Shqiperine.

37'- Anulohet me te drejte nje gol i Serbise. Ljajic dergon topin ne rrjete, por Berisha ishte rrezuar me pare nga Tosic. Gjithcka vazhdon 0-0

28'- Lenjani arrin te fitoje me zgjuarsi nje goditje kendi, por krosimi i Xhakes largohet me lehtesi nga Milivojevic 

26'- Agolli kroson nga e majta, por mbrojtja serbe spastron zonen pa shume probleme

22'- Rast i shkelqyer per Serbine. Nje skeme nga goditja e kendit per pak sa nuk finalizohet me sukses nga Ivanovic

17'- Xhaka godet nga jashte zone, por Stojkovic pret pa veshtiresi

16'- Kapiteni Lorik Cana ndeshkohet me karton te verdhe pas nje nderhyrjeje te gabuar ndaj A. Mitrovic

12'- Kombinime te sakta ne mesfushe nga ana e lojtareve tane. Serbia ne veshtirese

8'-Rast i Andi Lilës për të shënuar.

7'- Ljajic perplas ne murin mbrojtes nje goditje denimi ne pozicion te favorshem per Serbine

3'- Kartoni i pare i verdhe i ndeshjes per Serbine. Milivojevic ndeshkohet per nje nderhyrje te ashper ndaj Lenjanit

1'- Nje krosim i ulet i Hysajt nga e majta nuk gjen ne zone asnje nga lojtaret e kombetares sone

(Vijon…)

Lexoni lajme të tjera në KOHA JONE për ndeshjen Shqipëri-Serbi:

Formacionet zyrtare Shqipëri – Serbi

Serbët Po luajmë ndaj Kosovës, jo Shqipërisë

Arbitri italian Nikola Ricoli pritet me duartrokitje 

 Në stadium kërkojnë Ballist Morinën

Media serbe: Elbasani është zemra e Serbisë!

Përrallat e mediave serbe

Serbia kalon në avantazh pa filluar ndeshja

Ambasada e SHB: Suksese skuadrës shqiptare

Në Elbasan Arena, prova me himnin Serb

FOTO – Atmosfera festive përpara ndeshjes 

Sot stadiumi pa flamuj të Kosovës

Zbulohet skenografia e tifozëve shqiptarë

Huliganët serbë provokojnë

Mediat serbe: Ballisti do vriste Vuçiçin

Kombëtarja serbe shëtitje në Tiranë, askush s'i shqetëson

Rama me studentët serb: Sot të fitojë imazhi i Shqipërisë

SHKARKO APP