Humbet paratë duke luajtur, amerikani thyen derën e kazinosë në Sarandë

Një shtetas amerikan është duke u proceduar penalisht nga ana e Policisë së Sarandës, për “shkatërrim prone”.

Bëhet fjalë për 34-­vjeçarin Christopher Shannon. Ky i fundit kishte shkuar të luante në një kazino në qendër të Sarandës ditën e dielë. Por për shkak se ka humbur 5 mijë lekë të reja, ai është nxehur dhe ka thyer derën prej xhamit të kazinosë.

Më pas ka tentuar të iki me vrap, por është kapur nga punonjësit e sigurisë, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se shtetasi amerikan jeton në Delvinë, ku punon në një firmë që merret me nxjerrje gazi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?