Humbi babain nga shpërthimi në Velipojë, por një lajm i mirë për Hektorin

Një javë pas shpërthimit të një cisterne gazi, të vendosur në katin e poshtëm të një resorti turistik në Velipojë, vjen një lajm i mirë për 33-vjeçarin Hektor Zejnuni.

Ky i fundit pësoi djegie të mëdha në fytyrë dhe gjoks, dhe po kështu djegie të shkallës së dytë dhe të tretë pësoi edhe babai i tij, Besnik Zejnuni, pronari i resortit. Të dy u nisën me helikopter drejt spitalit ushtarak në Tiranë, por Besniku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Për shkak të gjendjes së rënduar, 33-vjeçari Hektor Zejnuni u nis drejt Turqisë për mjekim më të specializuar, por ajo çka krijonte shqetësim për familjarët e tij ishte kostoja e lartë e kurimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por sot ka një lajm të mirë për Hektorin. Është mundësuar që të gjitha shpenzimet për kurimin e 33-vjeçarit të perballohen nga marrëveshja mes shtetit shqiptar dhe atij turk. Familjarët e Hektorit nuk do të kenë asnjë detyrim për shpenzimet e djalit gjatë kurimit në Turqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?