Humbi jetën në Velipojë! Trupi i 19-vjeçarit niset sonte për në Itali, familja: Duam drejtësi

Trupi i 19-vjeçarit Nicola Iorio, që humbi jetën nga përplasja me Jet Ski në plazhin e Velipojës, pritet të mbërrijë në Itali, teksa familjarët shprehen se të premten mbahet ceremonia mortore. ”Duam të vërtetën dhe drejtësi”,-kështu shprehen ata të pikëlluar për atë që ndodhi në plazhin e Velipojës, afër Shkodrës dhe misterin që ka mbuluar dinamikën e ngjarjes. Familjarët e Nicola Iorio, të riut nga Casal di Principe (Caserta), thonë se janë të shkatërruar plotësisht dhe presin që drejtësia t’i sqarojë për atë që ka ndodhur.

Aksidenti ndodhi teksa i ndjeri dhe e dashura e tij ndodheshin në një prej mjeteve dhe me ta u përplas Salvatore Di Tella, miku i tij dhe njëkohësisht vëllai i të dashurës, Giusy Di Tella. Ajo tha se autoritetet në Shqipëri po kërkonin një fajtor dhe se ata shkonin shumë mirë, e nuk ishin as të dehur dhe as të droguar.

Për aksidentin është arrestuar Salvatore Di Tella, miku i viktimës, i cili ndodhet në paraburgim për “vrasje nga pakujdesia” dhe nën proces hetimor. Tre të rinjtë kishin ardhur për një dasmë në vendi tonë dhe po kalonin gjithashtu disa ditë pushimi në bregdet.

SHKARKO APP