Humbi mbesën në aksident, mesazhi prekës i tezes: Më copëtove zemrën, dje të urova ditëlindjen, sot shkove në botën tjetër
Mbrëmjen e djeshme një aksident tragjik në dalje të tunelit të Elbasanit u mori jetën dy vajzave të reja që po udhëtonin me një “Volkswagen” kur u goditën nga një tjetër makinë tip “Benz” me shpejtësi 160 km në orë.
Vajzat që humbën jetën janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, ndërsa u plagosën Denisa Dibra dhe Nervida Garunja. Tezja e Lusinda Garunjës ka bërë një postim mjaft prekës për mbesën që i humbi jetë në aksident. Ajo shkruan se dje i kishte uruar ditëlindjen ndërsa sot shkoi në botën tjetër.
“Ylli tezes dje ta uroj tezja ditelindjen; sot ja ke coptuar zemren tezes; ylli tezes do te mbetesh gjithmon ne zemren time; sot shkove ne boten tjeter o engjell i bukur qofsh lule ne xhehnet” shkruan Suzana Paljevic. Katër vajzat po udhëtonin drejt Korçës në momentin kur ndodhi aksidenti tragjik.
Behar Pema, shoferi i automjetit tip ”Benz” që goditi nga pas makinën ku udhëtonin katër vajzat ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi 160 km në orë.
Sipas ekspertëve auto-teknikë ai nuk ka frenuar, pasi gjatë ekspertimit në vendin e ngjarjes nuk ka pasur shenja frenimi. Pema rezultoi i dehur në testin e alkoolit të kryer menjëherë pas ngjarjes dhe u vu në pranga nga uniformat blu.
/Abcnews.al