Humbin jetën dy persona në aksidente

 

Dy persona kanë humbur jetën brenda pak orësh në dy aksidente të ndryshme rrugore, një i ndodhur në Librazhd dhe tjetri në Berat.

Burime policore bënë të ditur se 48 vjecari Kristo Roci ka humbur jetën në Librazhd, pasi automjeti me të cilin udhëtonte targa greke NZY 5651 ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një ndërtesë.

Aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetit të Librazhdit. Roçi, baunes në Hotolisht  të Librazhdit  ka qenë duke udhëtuar më shpejtësi çka ka bërë që përplasja të jetë shumë e fortë çka ka sjellë edhe humbjen e jetës së drejtuesit.

Ndërkohë, Sazan Kasa është vënë në prangat e Policisë së Beratit pasi duke drejtuar mjetin e tij tip “Fiat” me targa  AA 332 ka goditur qytetarin me iniciale Q.M.

I aksidentuari është dërguar menjëherë në spitalin e Beratit, por nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të mara, e për pasojë ka humbur jetë. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugorë Poshnje-Berat.

SHKARKO APP