Humbja e Lezhes nga LSI

 
 
Po nxehet nga pak e perdite loja mes PS dhe LSI. Po dalin fakte interesante. LSI nuk mori votat që priste nga aleatja e saj e madhe në Pogradec, Mallakastër, Selenicë e madje diferenca e kandidatit të saj në Berat vinte përsëri në dyshim socialistët. Por epiqendra e zhgënjimit të LSI me PS duhet të ketë qenë Lezha, jo aq për rezultatin e arritur se sa për një konspiracion që mendohet se ka vepruar ndër socialistët. Baza e PS-se duket se nuk e ka votuar kandidatin e LSI edhe per faktin se kane dy vjet qe gjithe postet i ka marre LSI e PS-ja ka mbetur me gisht ne goje. Mundet kjo te jete qe solli humbje, por edhe ndonje direktive nga Tirana kunder LSI.
Kjo situatë me siguri ka ndikuar në daljen e sotme përpara gazetarëve të Ilir Metës. Më shumë se një koment për zgjedhjet, Meta bëri sot një demonstrim force të LSI, e cila në përqindjet për këshillat bashkiakë ka siguruar 255 mijë vota, kundrejt 400 mijë të PS. Një shifër e frikshme, po të kemi parasysh që katër vjet më parë LSI siguroi 118 mijë vota ndërsa në vitin 2013 arriti në 180 mijë vota. Pra ka një ngritje të çmendur, e cila mund të gërryejë më tej socialistët.
Nëse marrëveshja Rama- Meta nuk arrin të përcillet si duhet në bazë, atëherë Meta lë të nënkuptohet se shifrat e LSI janë një kërcënim. Por deri këtu. Ilir Metës i duhet ta ruajë qetësinë dhe dashurinë përsa kohë i konvenon një aleancë e tillë që po e çon drejt rritjes. Pakënaqësinë ka zgjedhur ta transmetojë indirekt, pse jo si një presion për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.
Por Meta dhembet i mban shternguar, ndonese buzeqeshjen e tregon sikur nuk ka qejfmbetje.
Diçka po kurdis Meta.

SHKARKO APP