Humbja e PD në Himarë, Berisha flet kundër Tavos: Kukull e Ramës

Zgjedhjet e parakohshme lokale në HImarë, të cilat u fituan nga kandidati socialist Vangjel Tavo me mbi 1400 vota diferencë, për Sali Berishën janë dëshmi e shëmtuar e rrëmbimit të mandatit. Nga dritarja e banesës ku mban fjalim çdo mbrëmje, Berisha u ndal sërish te pengimi i mbi 6000 zgjedhësve për të votuar pasi u kishte skaduar karta e identitetit, por edhe te votuesit e rinj që i ishin shtuar listave të bashkisë së Himarës, si dy prej arsyeve pse zgjedhjet e pjesshme nuk ishin të rregullta.

”Në një bashki të vogël, në të cilën përjashtohen më shumë se një e treta e zgjedhësve, të cilët po me karta identiteti të skaduar në maj të vitit 2023 votuan për kandidatin që donin, çfarë mendoni ju se zgjedhje janë këto kur përzgjedh, kur studion dhe shqyrton listën dhe gjen se vota e tyre do përmbysë rezultatin tënd. Unë u them këtyre lakejve të mandateve të vjedhura, të skuqen shërbëtorët e Edi Ramës që përpiqen të përligjin një proces antidemokratik, antikushtetues.

Një proces në të cilin më shumë se një të tretës së zgjedhësve iu mohua e drejta kushtetuese e votës si asnjëherë në 32 vite. Mbi 350 qytetarë, pa asnjë lidhje me Himarën, që nuk kanë votuar kurrë në atë tokë, u importuan nga Dropulli dhe zona të tjera për të votuar për kukullën Tavo, i cili thoshte se kam marrë sot mijëra mesazhe”,-tha Berisha.

Berisha më tej i referohet Vangjel Tavos si “kukull mjerane”, duke e ironizuar pas mesazhit të tij falënderues për himarjotët dhe mbështetjen që ata treguan. ”O kukull mjerane, mund të kesh marrë mesazhe nga mafiozë, por nuk ke marrë votat e Himarës. Vangjel Tavo, je pushtues i Himarës, nuk të votoi Himara. Lexo rezultatin. Nuk të pranuan as për grek, as për shqiptar, por vetëm si mafioz. Nuk u mashtruan as nga Edi Rama, as nga tuneli, as nga stër-tuneli”.

SHKARKO APP