Humbja e Perikli Dhales, shpërthen mjeku: I meritojmë bastardët që na drejtojnë
Ndarja nga jeta e Perikli Dhales, emrit të njohur të futbollit jo vetëm për “Tironën”, njëherësh edhe kreut të PD-së në lagjen 8 të kryeqytetit ka lënë të njohurit e tij me një dhimbje të madhe për këtë humbje.
Mes tyre, edhe mjeku i njohur i QSUT-së, Tritan Kalo, i cili shkruan se nuk e kishte vetëm pacient të dashur, por edhe mik të mirë. Ai ka shpërthyer me një postim në faqen e tij në FB, pasi ndihet i zhgënjyer nga mungesa e nderimit që meritonte Dhales në përcjelljen e fundit.
Postimi i mjekut Kalo:
Dy dite me pare humba mikun dhe pacientin tim te dashur,Perikli Dhales.Ishte e vetmja beteje qe humbem,pasi fitorja eshte e pamundur ne mjekesine e sotme,megjithe diagnostikimin e menjehershem qe i beme.
Ajo qe me beri pershtypje ishte indiferenca e federates se futbollit ,per ta nderuar ashtu sic e meritonte.Indiferenca e bashkise qe ta nderonte kampionin e qytetit tone.Dhe mbi te gjitha,indiferenca e klubit teTirones per te nderuar kampionin e madh te tyre,duke harruar qe nepermjet Peres nderojne veten e tyre.Dje Tirona ,moralisht ka rene ne kategori te katert. Ndersa ne si popull tregojme qe i meritojme plotesisht bastardet qe na drejtojne. Boll te kujtoni se cfare beri Kosova pak dite me pare per nje lojtar te nivelit te tij.Gezuar Bajramin miqte e mi…..!
KOHA JONË SONDAZH

