Humbja e thellë e PD-së në zgjedhje, Rama: Të neveritshme akuzat
Nga Dibra ku vijoi turin e falënderimeve, kryeministri Edi Rama u ktheu përgjigje akuzave të opozitës për manipulim të zgjedhjeve të zgjedhjeve të 14 Majit.
“Është vërtetë e neveritshme kur dëgjon se si i morëm votat ne. Por mos u mërzisni fare kur i dëgjoni, sepse sa më vonë ta kuptojnë sesi i marrim ne votat, aq më shumë ne do marrim vota. Të mendosh që kjo lidhja jonë e fortë me krimin bazohet te gratë dhe që gjithë këto gra këtu janë kriminele të votës së lirë, pas kësaj do mendohen mirë a ia vlen t’i hyjnë punës, për të provuar me na mund, se për të na mundur, nuk na mundin dot”,-tha Rama.
Po ashtu Rama falenderoi edhe ata që e dëgjuan dhe nuk ia dhanë votën koalicionit “Bashkë Fitojmë”. “Nuk e ngarkuan traditën e tyre të djathtë me turpin e një vote për Bashkë Fitojmë, me Like floririn”,-tha Rama.