Humbja e thellë më 14 Maj, kryebashkiaku i ri i Mirditës: Hapja e PD është e domosdoshme, të nis nga Berisha
Albert Mëlyshi fitoi në bashkinë e Mirditës, dhe sot kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, tha se duhet të ketë një reflektim të thellë dhe se hapja e Partisë Demokratike është e domosdoshme. Për të kjo duhet të nisë fillimisht nga ish-kryeministri Sali Berisha, duke shtuar se duhet të jetë ai që të krijojë këtë hapje me të gjitha mekanizmat demokratike.
Ai ka komentuar edhe rezultatet e zgjedhjeve në Shkodër, dhe humbjen e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Mëlyshi tha se në Shkodër ka pasur tjetërsim të vullnetit të zgjedhësve.
“Mirditorët pas 30 vitesh demokraci, flasin për të njëjta problematika. Në 2023 flitet ende për rrugë, ujë të pijshëm, riparim të linjave të energjisë elektrike, shpopullimi, mbyllja e shkollave apo edhe mungesa e qendrave shëndetësore. Duke pasur mungesë të investimeve, jeta e qytetarët është në vështirësi”,-tha në ”News 24”.