Humbja e thellë më 14 Maj, Meta: Drejtorë me çanta të zeza me para dhe armë në qendrat e votimit

Opozita e cila pësoi një humbje të thellë më 14 Maj, por kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, procesin zgjedhor e quan një operacion kriminal shtetëror të mirëstrukturuar në të gjitha planet e ka konsideruar.

“Ky është rezultat i një operacioni kriminal të mirëstrukturuar në të gjitha planet dhe janë të ndërgjegjshëm të gjithë shqiptarët pavarësisht si kanë votuar. Operacioni ka nisur që me vendimin e Ramës për të mos regjistruar PD-në në gjykatë dhe kontrollin ndaj gjyqësorit dhe lojën me vulën deri sa të përfundonte procesi i regjistrimit dhe pasojat e tjera të procesit anormal që ka ndodhur në vendin tonë gjatë këtyre 32 viteve i orkestruar nga Rama e institucionet që duhet të drejtojnë zgjedhjet dhe bandat e administratën. Të gjithë i keni parë drejtorët e administratorë. Janë sjellje kriminale pranë qendrave të votimit i kanë parë shqiptarët nga 30-40 veta me çanta të zeza ca me leke, ca me armë. Thërritej policia e cila nuk vinte se u shkri në një”,-tha Meta në ”A2cnn”.

Me nota optimizmi, Meta tha se 14 maji i dha fund monizmit absolut, për shkak të përfaqësimit të këshilltarëve bashkiakë të opozitës. Një përgjigje e pati edhe për kritikët që thonë se nuk po tregojnë prova dhe fakte për procesin e zgjedhjeve. Sipas tij ata përsërisin tezat e Ramës se ushqehen nga paratë e inceneratorëve.

“Të gjithë kritikët që ushqehen me paratë e mediave të inceneratorëve që nuk ekzistojnë janë të lirë të përsërisin tezat e Ramës e Endri Fugës. 14 maji një shtet i kriminalizuar në mënyrë kapilare një administratë e politizuar në mënyrë ekstreme, shkrirje e policisë me bandat. Këtë e kanë parë të gjithë qytetarët. Votuesve të opozitës u është bërë presion dhe u janë marrë kartat që të mos dalin nga shtëpitë dhe të votonin më 14 maj”,-tha më tej Meta.

SHKARKO APP