Humbjet teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë, rritje me 11,3%

Humbjet në rrjet gjatë tremujorit të tretë të këtij viti arritën vlerën 344 GWh, nga 328 GWh, duke shënuar kështu një rritje me 4,9%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023.

Referuar raportit të INSTAT-it, humbjet në transmetim janë ulur me 1,4%, ndërsa humbjet në shpërndarje janë rritur me 5,9%.

Humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rritje me 11,3%, ndërsa humbjet jo teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 9,8%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023.

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë arriti vlerën 1565 GWh, nga 1611 GWh energji të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2023.

Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 69,5%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 18,7% dhe nga të tjerë prodhues në masën 11,8% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

 

SHKARKO APP