Humor me “masakrimin” e Laertit (VIDEO)
Aktorët e faqes humoristike “NGOP” kanë ironizuar incidentin e aktorit Laert Vasili me aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Vasili pretendoi dje se ishte dhunuar nga aktivistët dhe publikoi disa foto nga spitali me qafën e fashuar. Por një video e aktivistëve të Aleancës për Teatrtin tregonte se nuk kishte pasur asnjë akt dhune ndaj tij dhe se Vasili ishte shoqëruar nga një punonjës i policisë.
Nisur nga ky incident aktorët e “NGOP” kanë sjellë këtë parodi që tregon “masakrimin” e Vasilit.