Huqi kufjet gjatë fjalimit të Ruçit, flet ambasadori Lu
Nuk kaloi pa u vënë re prej gazetarëve gjesti i heqjes së kufjeve nga veshi i ambasadorit Lu teksa po fliste kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Shumë syresh komentuan se Lu s’ka nevojë për përkthyes pasi di gjuhën shqipe, ndërsa nuk munguan skeptikët duke theksuar se ishte një mesazh i tij për Ruçin, i cili nuk mund të shkelë në SHBA prej vitesh.
I pyetur në lidhje me veprimin e tij pasi po dilte nga selia e Kuvendit, Donald Lu nuk ka preferuar të komentojë.
“Nuk mund ti përgjigjem kësaj pyetje”., – tha ai duke qeshur.

