Hyn në fuqi dekreti i Metës për emërimin e Muçit si anëtar i Kushtetueses
Aktualitet E Enjte, 24 Tetor 2019 12:21
Ka hyrë në fuqi dekreti i Presidentit Ilir Meta për emërimin e Besnik Muçit si anëtar i Gjykatës Kushtetueses. Dekreti i Kreut të Shtetit për emërimin e Muçit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese duhet të publikohet në fletoren zyrtare. Ai u betua para Presidentit si anëtar i parë i Gjykatës Kushtetuese më 18 dhjetor. Gjyqtari Muçi kaloi shkallën e parë në KPK. Por çështja po shqyrtohet në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.