Hyn në fuqi ligji, fëmijët dhe adoleshentët ndalohen të pinë pije energjike. Ja gjobat

Ka hyrë në fuqi ligji i miratuar së fundi nga Kuvendi që ndalon fëmijët dhe adoleshentët që të blejnë dhe kosumojnë pije alkolike dhe energjike. Madje për këtë janë parashikuar edhe gjoba.

”Ofrimi i pijeve alkoolike dhe pijeve energjike nga personat madhorë që shoqërojnë të miturit në njësi tregtare, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë. Ofrimi i pijeve alkoolike dhe pijeve energjike nga personat madhorë që shoqërojnë të miturit në baret, restorantet, kinematë apo klubet e natës përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë”, shkruhet në ligj.

Në ligj shkruhet se ndalohet shitja e alkoolit dhe pijeve energjike te personat nën 18-vjeç ndalohet rreptësisht nga të gjitha dyqanet, marketet apo njësitë e tjera të shitjes. Të gjithë personat e dyshuar si minorenë do të kontrollohen nëpërmjet mjetit të identifikimit për të ndaluar përdorimin e lëndëve të sipërpërmendura. Gjithashtu, do të ndalohet çdo lloj reklamimi i pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar në institucionet arsimore për të mitur.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ky ligj ka si qëllim parandalimin e pasojave shëndetësore nga konsumi i alkoolit, pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar nëpërmjet përdorimit të tyre nga të miturit”,-theksohet në ligj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?