Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për shpërblimin e fundvitit për pensionistët

Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për shpërblimin e fundvitit për pensionistët. Kështu duke nisur nga java e dytë e muajit Dhjetor 724 mijë pensionistë do të përfitojnë bonusin e fundvitit.

Ky bonus këtë fundvit për pensionistët do të jetë i ndarë në dy kategori, 511 mijë pensionistë do të marrin 15 mijë lekë shpërblim pasi kanë pension mujor nën 20 mijë lekë dhe pjesa tjetër prej 213 mijë do të marrin 10 mijë lekë bonus pasi kanë pension mbi 20 mijë lekë. Sipas vendimit të publikuar në fletoren zyrtare çdo pensionit ka të drejtë që të tërheq bonusin e fundvitit deri në Qershor të vitit 2025.

Nëse pensionistët nuk e tërheqin bonusin brenda këtij afati të përcaktuar ,ata nuk mund të tërheqin më paratë.

VKM për bonusin e fundvitit për pensionistët
Shpërblimet kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2024 dhe paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2024, ato paguhen deri në datën 30.6.2025. Shpërblimet e pa tërhequra parashkruhen pas datës 30.6.2025.

Të gjithë pensionistët do të marrin edhe një bonus tjetër në pranverën e 2025 në varësi të rritjes ekonomike për këtë arsye qeveria ende nuk ka përcaktuar vlerën e këtij shpërblimi.

SHKARKO APP