Hynë ilegalisht në Kapshticë, kapen 6 emigrantë klandestinë

Policia kufitare në Kapshticë ka ndaluar 6 emigrantë të paligjshëm, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin tonë.

Mësohet se emigrantët klandestinë u kapën në vendin e quajtur ‘Lugina e Refugjatëve’, ndërkohë që 4 prej tyre ishin gra dhe 2 burra.

Policia kufitare i ka dërguar emigrantët për kontroll në spitalin e Bilishtit dhe më pas ata do të transferohen në qendrën e azilkërkuesve në Babrru./BW/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?