Hynë ilegalisht në Kapshticë, kapen 9 emigrantë palestinezë e sirianë

9 emigrantë të paligjshëm janë kapur të martën në pikën kufitare të Kapshticës. Të gjithë i përkasin gjinisë mashkullore dhe se janë të moshave të ndryshme. Konkretisht, 6 prej tyre janë palestinezë dhe 3 sirianë.

9 emigrantët u kapën ditën e djeshme në kufi të gjelbër dhe më pas u mbajtën në stacionin e kufirit të Kapshticës. Ndërsa sot u sollën në drejtorinë e kufirit të Korcës, ku iu morën edhe deklaratat.

Pas dhënies së deklaratave, mësohet se emigrantët i janë drejtuar qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?