Hyri mes flakëve për të ndihmuar, shqiptari nderohet si hero në Greqi
93 arriti numri i të vdekurve nga zjarri që shkatërroi zonat afër kryeqytetit të Greqisë, Athinë, në fund të muajit të kaluar. Këtë shifër e kanë konfirmuar autoritetet greke.
Të shumtë ishin ata njerëz që vendosën të ndihmonin dhe kë u dilte përpara tymit e zjarrit pa pyetur për veten e tyre.
Një prej tyre ka qenë një shqiptar si dhe dy emigrantë nga Egjipti, të cilët janë vlerësuar nga kryeministri Tsipras këtë të martë, në vizitën e tij në zonën më të prekur, në Mati.
Qeveria ka vendosur t’i japë nënshtetësinë këtyre heronjve, ndërsa dekreti ju dërgua Presidentit për miratim.
KOHA JONË SONDAZH

