Hyri në det për t’u larë, mbytet 12-vjeçari në Vlorë

Një 12-­vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi është mbytur në det.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në plazhin e vjetër në Vlorë.

Policia bën me dije se i mituri, rreth orës 13:37 po lahej anës bregut të detit, në lagjen “1­Maji”, nën shoqërimin e nënës së tij, në vendin e quajtur “Plazhi i Vjetër”, ku ka pirë shumë ujë deti dhe ka mbetur pa ndjenja. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ofruar ndihmën e parë, ndërkohë është shoqëruar me ndihmën e ambulancës menjëherë në drejtim të Spitalit Rajonal të Vlorës.

Në gjendje të rëndë shëndetësore fëmija me iniciale T.K ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit rreth orës 14:05. 

SHKARKO APP