Hyseni i PS-së: Na është vjedhur vota nga PD e LSI; Ironia e Përmetit: Hajde t’ju mbështesim

Në studion e emisionit “Arena”, në RTV Ora nuk kanë munguar shkëmbimet e ironive mes dy përfaqësuesve politikë.

Deputeti socialist, Alket Hyseni citon se në 2017, pas hapjes së kutive PS doli me 70 vota në disfavor, vijoi të thotë se forca e tij politike gjithmonë është vjedhur nga PD e LSI.

Kjo nuk i shpëtoi deputetit të Bindjes Demokratike, Andi Përmeti i cili ironizoi duke thënë se tani duhet ta mbështesim PS-në.

Swiss Digital Desktop Reklama

Diskutimi në studio: 

Swiss Digital Mobile Reklama

Hyseni: Në 2017 janë hapur kutitë. Janë numëruar me kamera dhe në qarkun e Tiranës nga 200 mijë vota lëvizën 70 vota. Po pse ky është problemi? Dhe lëvizën në disfavor të PS-së. Ne gjithmonë jemi vjedhur nga vota. Na kanë marrë vota pafund PD, LSI e të tjerë.

Përmeti: Ju jeni për gjynah. Hajde t’ju mbështesim.

Hyseni: Problemi është që hajde të gjejmë atë që as ne mos të vidhemi dhe as ne mos të vjedhim vota.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?