Hyseni: Kemi 7 vite që punojmë për këtë fushatë

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, deputeti i PS-së Alket Hyseni u shpreh se mazhoranca ka 7 vite që po punon për fushatën elektorale dhe se opozita është në një koalicion pa parim e moral.

Hyseni: Kemi 7 vite që punojmë për këtë fushatë, me ritëm pune dhe realizimin e premtimeve që u kemi bërë njerëzve. Nuk kemi pritur gongun e fushatës për të nisur punën. Të bashkosh të kundërtat, në një koalicion pa parim dhe moral, është e vështirë për opozitën. Ka forca brenda opozitës që janë konfliktuale me njëra-tjetrën. Ne kemi një koalicion me popullin. Të gjithë aleatët tanë janë në kontakt me kryeministrin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?