I akuzuar për vr*sjen e ish-policit Prela, Gjykata shpall të pafajshëm Redion Hysën

Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia Redion Hysën, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Xhulio Prela. Në seancën gjyqësore të ditës së sotme, togat e zeza të Gjykatës së Lezhës e shpallën të pafajshëm.

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dhjetor të vitit 2020 në Lezhë, disa ditë më parë Prokuroria e Lezhës kërkoi 20 vite burg për Redion Hysën.

Ky i fundit së bashku me kushëririn e tij, Sokol Hysën u arrestuan më 28 Dhjetor të vitit 2020 me dyshimet se qëlluan me automatik në drejtim të karburantit, kamerat e së cilit kishin filmuar vrasjen e ish-policit Prela.

SHKARKO APP