“I arrestuar në 2001″/ Bashkëstudenti fundos kandidatin e Ramës në Shkodër: I përfshirë në trafik droge dhe vjedhje
Kur kanë kaluar 5 ditë nga kërkesë-padia e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, dalin të dhëna të tjera që tregojnë kriminalizimin e kandidatit të PS për bashkinë Shkodër, Valdrin Pjetri.
Sipas asaj që shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale, referuar një studenti që ka qenë në Itali bashkë me Pjetrin, ky i fundit është arrestuar në Firenze, në vitin 2001.
Postimi i plotë i ish kryeministrit Sali Berisha:
Ish-bashkëstudenti akuzon Valdrin Pjetrin si trafikant dhe hajdut automjeti!
Ish-bashkstudenti akuzon se Valdrini
Eshte arrestuar ne ora 3:00 ne Piazza Puccini ne vitin 2001.
Ai eshte kapur se bashku me Altinin si ndihmes me droge por edhe me automjet te vjedhur
Ai eshte perzene si malavit nga Italia per te mos shkelur me aty.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje Doktor kam ndjekur polemiken e ketyre ditve per implikimin ne trafik droge te Valdrin Pjetrit.Une jam nji ish student qe kam jetuar ne Itali gjate viteve 2001 e 2005,
Te gjithe ne shkoder, por edhe ne tirane, edhe brenda drejtuesve te larte te partise socialiste e dine kete.
Valdrini eshte kapur dhe arrestuat ne oren 3 te mengjesit
Behet fjale per vitet 2001 -2002
Eshte kapur me mjet te vjedhur (flitet motorr i vjedhur)
Keta kane qene ne kete kohe studente ne Firence.
Eshte kapur me bime narkotike, droge.
Eshte proceduar nga kuestura e Firences, ne Piazza Puccini.
Flitet qe patur edhe ndalim qendrimi dhe kalimi ne itali.
Kete informacion ia kam drejtuar edhe prokurorise, por meqenese ato nuk po reagojne po jua drejtoj ju per ta bere pubike.