I arrestuar për skandalin e pagave, kishte pasion fotot e vajzave nudo
Një prej 4 të arrestarve për skandalin e pagave, është edhe Andi Agaraj, specialist i IT. Ai ka qenë i njohur për mediat, pasi ka dalë shpesh publikisht për të shprehur se ka pasion për të fotografuar vajza nudo. Madje aspironte që të hapte dhe një ekspozitë me 25 foto nudo.
Por sot Agaraj është i prangosur pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e do të përballet me drejtësinë.
Ai ka përfunduar studimet për inxhinieri telekomunikacioni dhe punonte në administrat, por edhe më herët ka qenë pjesë e komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjet që janë bërë në serverin e tatimeve, duke dëshmuar në Kuvend.
KOHA JONË SONDAZH

