I arrestuari Fadil Myslimani në gjyq: Vetëm ISIS do ta çlirojë Shqipërinë

 

Sot ka ndodhur ajo që nuk pritej. Publikisht një prej të arrestuarve të akuzuar për terrorizëm ka deklaruar se ISIS është shpëtimi për Shqipërinë. Çështja i imamëve që po gjykohet të Krimet e Rënda është bërë sërish objekt sherri.

Mësohet se i dyshuari Gerti Pashaj i ka marrë prokurorit të çështjes vendimin e përgjimit dhe e ka grisur. Sipas mediave, Pashaj ka thënë se do zbardhje të përgjimit mes Artur Korres dhe Erzen Gashit.

Nga ana tjetër, i akuzuari Abdurrahim Balla është shprehur se shteti dhe KMSH e kanë marrë peng islamin dhe e kanë kthyer në pronë private. Edhe i akuzuari Fadil Myslimani, i njohur per deklaratat e tij te ashpra ka thene se: Vetem ISIS do ta çliroje Shqiperine. Ndërkohë, seanca e gjyqit është ndërprerë. 

Shqiperia është në listën e shteteve që kanë kontigjente të xhihadizmit, ndaj janë nën survejim të gjithë emrat e skeduar.

SHKARKO APP