I arrestuari i sotëm nga SPAK Arben Dervishaj, krahu i djathtë i Armando Dukës, është denoncuar nga Erion Veliaj

SPAK-u sot bëri arrestime për inceneratorët. Janë 11 urdhër arreste, nga të cilat janë nuk u ekzekutuan se personat janë jashtë shtetit.

Mes të arrestuar është edhe biznesmeni Arben Dervishaj, i cili është dhe sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së dhe që akuzohet se ka marrë para nga inceneratorët.

Arben Dervishaj është edhe zv/presidenti i FSHF, krahu i djathtë i Armando Dukës.

Sot Forca Operacionale dhe BHK-ja ka kontrolluar banesën e Dervishit për të gjetur dokumente që lidhen me këtë çështje të nxehtë. Sipas hetimeve të SPAK, Arben Dervishaj në rolin e supervizorit rezulton se me kompaninë e tija ka konfirmuar se janë kryer punimet në inceneratorin e Fierit ndërkohë që nga hetimet e thelluara ka rezultuar që sitaucionet e punimeve nuk kanë qenë si janë deklaruar nga ana e supervizorit Dervishaj.

Pra janë marrë miliona euro nga kjo firmë e tij.

Emri i Dervishajt u përmend nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më 23 shkurt 2022, ndërsa dëshmonte në Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët.

Pjesë nga debati në Kuvend mes Jorida Tabakut dhe Erion Veliajt

Jorida Tabaku: A i ke dhënë leje koncesionarit?

Erion Veliaj: Drejtoresha ka bërë gabim se ligji njeh instrumentin që quhet supervizor, s’mund të thotë drejtoresha e ka lali lejen, se paguhet dikush të merret me këtë punë, supervizori quhet Arben Dervishi, ky që u bë shumë i famshëm që vidhte votat e FSHF-së. Tani që gara e FSHF-së është pezulluar ka kohë të përgjigjet për dherat, për bulonat, për taksat; pra është supervizori. Nuk jam unë tekniku i lavatriçes. Ka një supervizor që paguhet jo pak për të bërë këtë punë.

Supervizori Arben Dervishi paguhet sa frëngu pulën që të merret me këtë punë, me çdo dado e vidë, ftojeni i lirë është s’ka më zgjedhje për të vjedhur në Gjirokastër se mbaroi puna e FSHF-së. Ftojeni të vijë tani që është i lirë të japi llogari ku shkojnë lekët e supervizorit? A dmth,, ti që qenke e Dukës e të mbron partia po ta shkelim syrin? Të gjithë të tjerët do vijnë? Do vijë vetëm Erioni? Jo katër të tjerët që i ka pasur partia jonë? Me dy standarde mua këtë lojë mos ma bëni. Meqë supervizorin e keni të bllokuar nga gjykata që të bëjë vjedhjet e FSHF-së, pushim e keni thirreni nesër thuajini “shoku mbarove me vjedhjet e zgjedhjeve atje”, trego pak mos ke vjedh edhe lekët e supervizorit se po përgjigjet kryetari i Bashkisë, si me qenë teknik lavatriçeje. Paguhet për këtë punë të vijë këtu si burrat e mos shkojë koteceve atje të vjedhë votat e FSHF-së!

SHKARKO APP