I ati i viktimës së parë të Xhuvanit: Po të mos kishte dalë nga burgu, nuk do kishte ndodhur masakra e së martës

Ai ka kritikuar edhe mamanë e Konstandinit, Luiza Xhuvanin, duke thënë se ajo duhet të kishte kërkuar falje për pesë viktima kur doli në konferencë, dhe jo katër.

Unë me deklaratën e deputetes u zhgënjeva, sepse ajo e para nuk ka sy e faqe të dalë para këtij publiku dhe ta mallëngjejë një publik me një krim të tillë. Unë u zhgënjeva me deklaratën e saj, sepse ajo për asnjë moment nuk e përmendi që djali i saj ka vrarë edhe djalin tim.

Ajo përmendi vetëm katër viktima, por të pestin e harroi. Sepse kanë qenë pesë viktima që ka vrarë djali i saj dhe jo katër. Ku ka qenë deputetja Xhuvani këta tre vjet që mua më ka vdekur djali? Pse nuk trokiti në derën time dhe të kërkonte falje? Ajo këtë veprim bëri edhe tani: nuk u kërkoi falje familjeve të tjera, por thjesht kërkoi mallëngjim, duke thënë se ‘ai ishte djali im dhe mbetet djali im’”, thotë ai për “GSH”.

Më tej ai thotë se ka frikë se edhe këtë radhë drejtësia nuk do të veprojë si duhet, pasi sipas rij, Xhuvanët janë miq të kryeministrit Edi Rama.

Ai duhej të qëndronte më gjatë në burg. Prandaj, unë jo se jam i lumtur që atij i ndodhi kjo, sepse ai ka vrarë edhe katër persona të tjerë, dhe unë i bashkohem dhimbjes së katër familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre. Por, sot e ndiej që duhet që gjithë opinioni të ngrihet kundër këtij personi, sepse ai ka vrarë me gjakftohtësi, ashtu siç vrau edhe djalin tim. Dhe unë prandaj sot u drejtohem prokurorisë dhe gjykatës që të vënë drejtësinë në vend. Unë nuk e besoj fare fjalën e nënës së tij, e cila thotë se unë do jap dorëheqjen që drejtësia të bëjë punën e saj, sepse unë mendoj se sërish në drejtësi do ketë ndërhyrje. Sepse në deklaratën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se Luiza Xhuvani ishte mikesha e tij, por ajo për të nuk është mikesha. Nuk do të thotë se ai duhet të hedhë baltë mbi Luiza Xhuvanin, por kryeministri me deklaratën e tij jep një mesazh politik dhe në të njëjtën kohë edhe një mesazh prokurorisë dhe gjykatave, duke u thënë që ta shohin më mirë këtë punë, sepse deputetja ishte mikesha e tij. Për mendimin tim, Luiza Xhuvani nuk duhej të dilte fare para televizionit, sepse ishte një turp dhe nuk mund të luhet teatër”, thotë 54-vjeçari.

SHKARKO APP