I bën foto në dush të dashurit përpara se ta masakrojë

 

Momentet e fundit të jetës së Travis Alexander kanë qenë të tmerrshme. Ai u qëllua disa herë me thikë dhe desh iu këput koka përpara se të qëllohej me armë dhe të lihej i vdekur në dushin e tij.

Dyshemeja e Travis u mbush me gjak ndërsa trupi i tij u tërhoq zvarrë dhe vrasësja lau duart më pas.

Fotot e skenës së krimit ishin të tmerrshme, por ato nuk ishin asgjë në krahasim me fotot e habitshme të gjetura në një aparat digjital.

Hetuesit gjetën fotot e fshira ku Travis ishte ende gjallë në dush, duke pozuar për objektivin teksa uji binte mbi të.

Më pas, në një foto të fundit, uji u bë i kuq nga gjaku duke qenë se vrasësja e tij bëri aksidentalisht një foto gjatë vrasjes së tij.E dashura e tij Jordi u bë obsesive dhe e ndiqte Travis, i cili filloi t’i shmangej.

Pasi ai refuzoi që të fejoheshin pas dy vjetësh lidhje, ajo e vrau dhe që atëherë ka ndryshuar edhe pamjen dhe nuk është më bionde, por është dënuar me burgim të përjetshëm.

SHKARKO APP