I bëri frymëmarrje artificiale xhaxhait të infektuar me koronavirus, zbulohet kush është rasti i ri me COVID-19 në Shkodër

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se ka shkuar në 8 numri i të prekurve nga koronavirusi në rrethin e Shkodrës.

Numri më i madh i të prekurve duket të jetë në Vaun e Dejes, ku edhe është shënuar rasti më i ri ditën e sotme.

Sipas AbcNews i prekuri më i ri është nipi i një familjeje në Vaun e Dejes, në të cilën më parë ishin infektuar edhe xhaxhai i tij, gjyshja, nusja e xhaxhait si edhe një vajzë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se kur xhaxhai ishte ndjerë keq, nipi i kishte bërë frymëmarrje artificiale atij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhaxhai rezultoi me koronavirus, ndërsa rasti më i ri sot është pikërisht nipi i cili duket të jetë infektuar prej tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?