I biri u ekz*kutua me snajper, babai del nga burgu dhe shkon në varrim. Rrumbullaku zbarkon në Vlorë

Sokol Sinomataj doli nga burgu për disa orë dhe për një tragjedi. Ai mori pjesë në ceremoninë mortore të të birit Gëzim Sinomataj, i cili u vra të dielën në mbrëmje në qytetin e Vlorës. Ai u shoqërua nga forca të shumta policie.

Sokol Sinomataj ka qenë anëtar i bandës famëkeqe të Gaxhait. E pikërisht aktiviteti kriminal i të atit është një prej pistave e atentatit ndaj djalit të tij, Gëzimit. 22-vjeçari kishte dalë në ballkonin e shtëpisë së tij në katin e tretë të një pallati në “Hajro Çakërri” kur u qëllua me një plumb në kokë. Sinomataj dyshohet se u qëllua me snajper nga një ndërtesë përballë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ndodhet në Drejtorinë e Vlorës, pas ekzekutimit të Gëzimit. Rrumbullaku ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, për të hetuar ngjarjen. Drejtor Rrumbullaku ka zhvilluar një analizë shumë të gjatë, prej 24 orësh.

”Analizë, ngjarja e ndodhur, problematikat brenda dhe jashtë vendit. Pjesë e analizës, dosjet e ngjarjeve të vjetra dhe grupet kriminale. Po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Janë grumbulluar një numër i madh i pamjeve filmike në zonë dhe në itinerarin që kanë lëvizur autorët”,-njofton policia.

SHKARKO APP