I dehur në timon, 31-vjeçari përplaset me kamionin dhe një mjet tjetër

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Kukës-Ura e Drinit të Zi. Një 31-vjeçar që drejtonte automjetin në gjendje të dehur, humbi kontrollin dhe u përplas me mjet tip kamion “Volvo” dhe një mjet tip “Ford”.

Fatmirësisht si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia njofton se është vënë në pranga 31-vjeçari që drejtonte mjetin i dehur.

Njoftimi i policisë:

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, humbi kontrollin dhe u përplas me dy mjete të tjera, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 31 vjeç, banues në fshatin Shkinak, Kukës.

Ky shtetas, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mitsubish”, në aksin rrugor Kukës-Ura e Drinit Zi, në vendin e quajtur “Ramhas”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një mjet tip kamion “Volvo” dhe një mjet tip “Ford”.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

SHKARKO APP