I dehur përplas për vdekje 68-vjeçarin, çfarë ndodhi mesditën e sotme në Mirditë
Një 68-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor në Mirditë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në fshatin Bungaj, ku shtetasi Mhill Gega, 60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz ” shtetasin Mark Gjeta, 68 vjeç, banues në fshatin Bungaj.
Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 68-vjeçarit.
Dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme.
Sipas burimeveve për Ora News, personat fillimisht janë konfliktuar, ndërsa autori rezulton të ketë qenë në gjëndje të dehur.
Gega është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa në vendngjarje vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.