I dehuri në timon del nga rruga dhe përplas dy të moshuar në Tiranë, arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të hënë një 26-vjeçar, i cili duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin e tij tip Benz, ka dalë jashtë rruge dhe ka përplasur në trotuar dy të moshuar.

Sipas policisë, Aleks Arriku, me banim në Tiranë, ka aksidentuar në rrugën Kamëz-Tiranë shtetasin 73-vjeçar me iniciale I.Sh dhe bashkëshorten e tij 66-vjeçare, N.Sh.

Të moshuarit janë transportuar menjëherë në spital dhe pas  ndihmës së parë mjekës konfirmuan se fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën.

SHKARKO APP