I dënuar në Itali, gjykata: Sekuestro 10 mln euro biznesmenit nga Lezha

Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe në bazë të ligjit “Anti-mafia”, togat e zeza sekuestruan pronat e biznesmenit nga Lezha, Astrit Nimani, i njohur si “Titi i Ukës”, i cili ka qenë edhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të këtij qyteti.  Sipas vendimit të Gjykatës, Nimanit iu bllokuan 3 pallate 13 katëshe dhe një hotel në plazhin e Shëngjinit. Kjo për shkak se, pronari është arrestuar dhe ekstraduar drejt Italisë në vitin 2013, pasi është gjetur fajtor për akuzën e “trafikut të drogës” dhe evazionit fiskal, ku është dënuar me 7 vite burg.  Ndaj tij kanë nisur hetimet për pastrim të parave, pasi dyshohet se pronat e sekuestruara në Shëngjin kapin vlerën e investimit të 10 milionë eurove, që dyshohet se janë siguruar nga trafiku i drogës.

SHKARKO APP