I dënuar për grabitje, shqiptari shfaqet rrugëve të Londrës me ”Ferrari”. Revoltohet deputeti: Po na bëjnë për budallenj!
Deputeti i Parlamentit britanik Nigel Farage ka komentuar i revoltuar mbi pamjet e një emigranti shqiptar të dënuar për grabitje duke drejtuar një automjet luksoz “Ferrari” në Londër. ”Po na bëjnë për budallenj”,-thotë deputeti.
Shqiptari është Dorian Puka, një 28-vjeçar i dënuar për grabitje, i cili është deportuar dy herë, por ka arritur të rihyjë në Mbretërinë e Bashkuar. Farage kritikoi pamundësinë për të dëbuar Pukën për shkak të një kërkesë azili në pritje.
Puka i cili është burgosur dhe deportuar dy herë për vjedhje me banesa, së fundmi ka postuar në rrjetet sociale një video 90 sekondëshe të tij duke drejtuar një Ferrari me vlerë 300 mijë paund. Zyra e Brendshme ka pranuar se është e pafuqishme të largojë sërish Pukën derisa kërkesa e tij për azil të dëgjohet plotësisht.
Ky rast ka ringjallur debatet rreth politikave të emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar, me disa deputetë konservatorë që bëjnë thirrje për reforma në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR).