I dënuari përjetë, Tan Kateshi, lë burgun për të marrë pjesë në varrimin e nënës

I dënuari me burgim të përjetshë m për kryerjen e disa veprave penale në vitin 1997, Dritan Kateshi, është lejuar të marrë pjesë në funeralin e nënës së tij, Zenepe Kateshi.

Mjete policore dhe dhjetëra efektivë kanë bërë shoqërimin e Kateshit në Elbasan, përgjatë 5 orëve të lejes që ka lëshuar për të Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Pak muaj më parë, Tan Kateshi mori pjesë edhe në funeralin e babait të tij Sefedin Kateshi, i cili u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Kateshi nën masa të jashtëzako nshme sigurie ishte i pranishëm në familjen e tij në lagjen “5 maji” në Elbasan dhe më pas ka marrë pjesë edhe në ceremonin ë e varrimit të të atit.

Dritan Kateshi, një nga kapot e bandave të vitit 1997, është dënuar me burgim të përjetshëm për grabitje e vrasje.

SHKARKO APP