I dha 2 mijë lekë policit, arrestohet (VIDEO)
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=gK-XUTcabkI&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
Policia e Durrësit ka arrestuar sot një shofer për tentavitë korrupsioni ndaj një punonjësi të policisë.
I arrestuari është Lavdimir Qose, 47 vjeç, banues në Krutje, Lushnjë.
Qose është ndaluar në Sukth, nga punonjësit e Qarkullimit Rrugor për shkelje të rregullave të Qarkullimit dhe ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i ofruar shumën 2.000 lekë. Qose drejtonte automjetin pa Certifikatën e Kontrollit Teknik dhe pa taksa. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar në nenin 244 të Kodit Penal.