I dha fund jetës duke u hedhur nga spitali, mesazhi i nënës: 30 pëllumba do të lëshohen drejt qiellit

Shqipëria u trondit nga rasti i parë i vetëvrasjes si pasojë e Covid-19. Xhino Koça i dha fund jetës më 13 gusht të vitit 2020, duke u hedhur nga dritarja e katit të tretë në spitalin Shefqet Ndroqi, ku po kurohej pasi ishte prekur nga virusi vdekjeprurës.

Nesër ai do të festonte 30 vjetorin e lindjes. Nëna e tij, stilistja e njohur Lira Koça ka kujtuar të birin me një mesazh prekës teksa ka treguar se këtë vit do të lëshohen 30 pëllumba e tollumbace të bardha drejt qiellit.

“Data 5 Mars është një nga datat e shënuara për familjen tonë. Çdo prag 5 Marsi, ne bëheshim gati të festonim ditëlindjen e të voglit të shtëpisë, Xhinos. Këtë vit është ditëlindja e 30-të e djalit tonë. 30 pëllumba dhe 30 tollumbacë të bardhë do të lëshohen drejt qiellit duke u kthyer në simbol të përqafimit tonë për Xhinon. Më 5 mars, ora 17:00 tek sheshi para Sfinksit ju që do keni dëshirë të merrni pjesë në këtë përvjetor të Xhinos jeni të mirëpritur. Familjarë, të afërm, miq e të njohur, të gjithë bashkë në këtë ditëlindje ndryshe. Për të zvogëluar sado pak distancën që mungesa fizike e Xhinos na bën të jetojmë. Përgjithmonë me ne Xhino”, shkruan Koça.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?