I dha lamtumirën Bashkim Finos, Balla: Do na mungojë këshilla e një miku të veçantë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pasi ka marrë pjesë në homazhet në ndër të ish-kryeministrit Bashkim Fino, është ndalur në një prononcim për mediat.

Teksa shfaqej i prekur, Balla tha se sot PS humbi një mik e kontribuues të veçantë.

“Grupi ynë parlamentar, PS humbi sot një mik, një kontribuues, një njeri tepër të veçantë, i cili 26 vitet e fundit ka një kontribut të veçantë. Një kryetar bashkie model, kryetari i parë i bashkisë Gjirokastër pas pluralizmit. Më pas mori përsipër të drejtonte qeverinë e pajtimit kombëtar. Më pas zëvendës kryeministër në qeverinë që pasoi dhe kontribut të veçantë në disa prej qeverive. Pas 20005 anëtar i grupit tonë parlamentar duke përfaqësuar një sërë zonash. Fjalët për Bashkimin sot janë të pakta, ajo që do na mungojë gjithmonë është një këshillë e një miku të veçantë, por sigurisht që betejat fitohen, ka dhe beteja që nuk fitohen. Edhe pse e kaloi pjesërisht betejën me COVID-in nuk mundi ta çonte deri në fund. Detyra jonë është ta çojmë deri në fund betejën kundër COVID.”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se Fino humbi jetën në moshën 58-vjeçare, pasi ishte i prekur nga koronavirusi. Pas homazheve, ai do të përcillet sot për në orën 16:00 në varrezat e Sharrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?