I diagnostikuar edhe vetë me sëmundjen e rëndë, Mbreti Charles III reagon pasi Kate Middleton zbuloi se vuan nga kanceri

Mbreti Charles III është shprehur krenar për guximin e Kate Middleton, e cila doli hapur dhe foli për sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet, ka thënë Buckingham Palace.

Mbreti, i cili edhe vetë është diagnostikuar me kancer, “është në kontakt të ngushtë me nusen e tij të dashur”, thuhet në një deklaratë të shkurtër.

Mbështetja ka ardhur për Princeshën, e cila në një video të publikuar u shpreh se diagnostikimi me kancer ishte një shok i madh për të. Ajo i është nënshtruar kimioterapisë që nga fundi i muajit shkurtit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Princesha tha se kishin qenë një “dy muaj tepër të vështirë” për familjen e saj, por shtoi ishte mirë dhe bëhej më e fortë çdo ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lajmi se Prinvesha vuan nga sëmundja e rëndë, vjen gjashtë javë pasi mbreti Charles ndërpreu paraqitjet e tij publike pasi u diagnostikua edhe vetë me kancer.

Të dy u trajtuan për një kohë të shkurtër në spitalin privat të Londrës Clinic në të njëjtën kohë.

Katerina iu nënshtrua një operacioni abdominal në janar, ndërsa Mbreti një procedure për trajtimin e prostatës së zmadhuar.

Madhëria e tij është shumë krenar për Katerinën, për guximin e saj për të folur ashtu siç foli”, tha Buckingham Palace.

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla, të cilët u informuan për lajmin për shëndetin e princeshës përpara njoftimit të së premtes, thanë se do të “vazhdojnë të ofrojnë dashurinë dhe mbështetjen e tyre për të gjithë familjen në këtë kohë të vështirë”.

Kensington Palace nuk ka bërë të ditur llojin e kancerit me të cilin është diagnostikuar Katerina, por thotë se ka besim se ajo do të shërohet plotësisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?